Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes në Lezhë”.
Trupi, në gjendje të dekompozuar, i përket një gruaje 63-vjeçare, me inicialet A. Gj., banuese në Lezhë.
Kjo qytetare është shpallur e humbur më datë 25.02.2021, nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.