Gjendet një trup i pajetë në Korçë, detajet e para

56

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur sot në një banësë në Korçë.

Mësohet se 70-vjeçari, Vangjush Prodani, prej tre muajsh nuk kishte asnjë kontakt me familjarët e tij, dhe as nuk është parë nga banorët e lagjes.

Trupi u konstatua i dekompozuar, për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë.

Paraprakisht dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Por, pritet që të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes.