Gjendet një trup i dekompozuar, Policia e Shtetit: Nuk dihet identiteti

90

Trupi i një njeriu të dekompozuar është gjetur sot në zonën e Bulqizës duke shtangur banorë që e konstatuan rastësisht.

Policia tha se rreth orës 11.05, është marrë informacion se në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete, i dekompozuar.

Aktualisht po vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Duke qenë se kufoma e mashkullit nuk është identifikuar, po shikohet lista e personave të zhdukur në kohë të ndryshme për të parë nëse përputhet me të ndjerin që u gjet ditën e sotme.