Gjendet një ri i pajetë në Tiranë, policia sqaron ngjarjen

48

Është gjetur në rrugën “Benjamin Kruta”, Tiranë, pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.

Policia tha se 30-vjeçari është gjetur pasditen e djeshme në rrugë, por pa dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Policia sqaroi se në pamje të parë nuk kishte shenja dhune sipërfaqësore.

Pritet akti i ekspertimit të mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, si dhe po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.