Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia jep informacionet e para

42

Gjendet një person i pajetë, ende i paidentifikuar, në një rrugë të Tiranës, në rrugën “Myslim Keta”.

Kalimtarët e rastit lajmëruan menjëherë policinë.

Sipas policisë, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.