Gjendet një granatë dore e çaktivizuar në Tiranë, policia jep informacion

39
Foto Ilustruese

Një granatë dore është gjetur ditën e sotme në Tiranë, rreth orës 18:05.

Granata e vjetër, e ç’aktivizuar, është gjetur në një shkurre në Laprakë.

Granata është marrë nga forcat xheniere dhe nga gjetja e saj nuk është shkaktuar asnjë problematikë.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar.

Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem.