Ballina BOTA Gjendet nëna shqiptare dhe vajza e saj mitur e zhdukur në Britani

Gjendet nëna shqiptare dhe vajza e saj mitur e zhdukur në Britani

Nëna 24-vjeçare Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj Enissa 2-vjeç, të cilat disa ditë më parë u raportuan të zhdukura, janë gjetur dhe janë shëndoshë e mirë.

Lajmin e bën të ditur BBC.

Sebjana dhe vajza e saj 2 vjeçare Enisa u shpallën të zhdukura në Britani të Madhe më 2 prill kur për herë të fundit ishin parë në Doncaster.

Që prej asaj dite Sebjana nuk ka përdorur as numrin e saj të telefonit dhe as kartën bankare, si dhe rezultonte se nuk ishte larguar nga Anglia.

Vogëlushja dy vjeçare është e regjistruar në çerdhe ndërsa e ëma e saj bënte një jetë pothuajse të izoluar dhe kishte shumë pak të njohur.

Ndërkohë autoritetet shqiptare i kishin komunikuar palës britanike, se në vendin tonë nuk ka asnjë gjurmë të nënës dhe vajzës së saj.