Gjendet në rrugët e Durrësit një e moshuar, policia bën apel:”Nëse dikush e njeh…”

33

Zyra Selimi është zonja në foto e cila është gjetur në rrugët e Shkozetit pasditen e sotme.

Gruaja raportohet të jetë mirë nga ana shëndetësore, por nuk mban mend asgjë në lidhje me banesën e saj.

Aktualisht ajo ndodhet në ambientet e policisë.

Familjarët e saj ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 129 ose mund të paraqitet në ambientet e DVP Durrës.