Gjendet i vdekur shqiptari në Itali, dyshohet se është ekzekutuar

61

Trupi i pajetë i një shqiptari është gjendur në Empoli të Italisë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një 36-vjeçar i cili u gjet i pajetë pranë një fabrike, ndersa dyshohet se është vrarë.

Ende nuk ka një rezultat zyrtar se si ka ndodhur vdekja, ndersa pritet përgjigja nga autoritetet në lidhje me shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Trupi i të riut shqiptar në Empoli kishte nisur të dekompozohej, ndërsa ka qenë vëllai i tij që ka bërë zbulimin e tmerrshëm.

Ai nuk kishte pasur informacione nga vëllai prej disa ditësh, ndaj edhe kishte nisur kërkimet.

Autoritetet e vendit fqinj po hetojnë në dy pista e ata janë ajo natyrale, si dhe e vrasjes.