Gjendet i vdekur një person në Durrës, dyshimet e policisë

51

Trupi i një burri në moshë të thyer është gjetur sot pas mesnate në Durrës, në një pus.

Viktima, A.L. 81 vjeç, u nxor nga ekipet e zjarrfikësve që shkuan në fshatin Katund i Ri të Durrësit kur u njoftuan për ngjarjen.

Hetimet e para flasin për një vdekje aksidentale. Pasi janë marrë dëshmitë e familjarëve, policia tha se 81 vjeçari është mbytur në pus ku edhe u gjet i pajetë pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Një ditë më parë në Kavajë, në fshatin Hajdaraj, një tjetër i moshuar humbi vdekjen në rrethana të ngjashme. B. H., rreth 80 vjeç, aksidentalisht ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.