Gjendet i vdekur një djalë i ri në Gjirokastër

60

Një vdekje e mistershme ajo sot e një djali të ri që u gjet i pajetë në banesën e kushëririt të vet.

Zbulimi u bë rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, kur në banesën e një të afërmi, është gjetur i pajetë shtetasi E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune.

Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.