Gjendet i vdekur në banesë me shenja plumbash në trup, zbulohet identiteti i personit (EMRI)

67

Një person është gjendur në banesën e tij në zonën e Farkës, Tiranë i pajetë me shenja plumbash në trup.

Policia e identifikoi personin si Eugen Lazri 37 vjeç.

Trupi tashmë i pajetë u gjend nga familjarët të cilët tentuan ta ndihmonin 37 vjeçarin, por ai u deklarua i vdekur në vend.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se Lazri mund ti ketë dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, me armë zjarri.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar detaje të tjera!