Gjendet i vdekur brenda në gabinë një qytetar

27

Gjendet i vdekur brenda në gabinë një qytetar.

Qytetari u gjet i pajetë në rrugën “Bab Rexha”.

Kanë qenë punonjësit e OSHEE-së që kanë konstatuar rastin brenda kabinës elektrike dhe kanë njoftuar policinë.

Policia që erdhi në vendngjarje bëri me dije se kufoma i përket shtetasit H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.