Gjendet i pajetë, në moshën 25 vjeçare ish-sulmuesi i Villareal

33

Ish sulmuesi i Villarreal, Franco Acosta është gjetur i pajetë ditën e sotme.

25 vjeçari nga Uruguai, kishte vendosur të notonte rreth e rrotull Arroyo Pando me të vëllanë, por u zhduk.
Më tej ai u gjet i vdekur.

Acosta kaloi pesë vite te Villarreal mes 2015 dhe 2020, por asnjëherë nuk bëri paraqitje në ekipin e parë, edhe pse bëri 56 paraqitje për klubin B në divizionin e dytë.

Sulmuesi pastaj u huazua te Racing Santander në edicionin 2017-18, ku shënoi një herë në tetë paraqitje.

Gjithashtu, ai ishte huazuar edhe te klubet uruguaiane, si Boston River dhe Plaza Colonia, derisa vitin e kaluar nënshkroi kontratë me Atenas.