Gjendet i pajetë në banesë, policia jep informacionet e para

43

Një burrë u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në Gramsh dhe dyshimet e para policore janë se kemi të bëjmë me një vetëvarje.

Policia lokale tha se rreth orës 07:00, në fshatin Valës, Gramsh, në banesën e tij, është gjendur i vetëvarur, pa shenja dhune shtetesi Y.T, 62 vjeç.

I ndjeri jetonte i vetëm në shtëpi. Ai u gjet nga të afërm dhe nuk është e qartë se kur ka kryer aktin e flijimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.