Gjendet i mbytur një person në Korçë, policia nuk arrin ta identifikojë

54

Një person është gjetur i mbytur sot në rezervuarin e Gjançit, në Korçë.

Policia thotë se ka shkuar në vendngjarje por nuk ka arritur të identifikojë personin.

Një grup hetimor po procedon duke marrë në pyetje banorët e zonës, për të bërë të mundur identifikimin e viktimës, por edhe për të mësuar më shumë mbi detajet e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut.