Gjendet e vdekur në banesë një 38 vjeçare

56

Gjendet e vdekur në banesë 38 vjeçarja në Gjirokastër

E ndjera mban emrin Alba Taho.

Fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nga banesa në lagjen 11 Janari në qytetin e Gjirokastrës vinin aroma të rënda.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.