Gjendet e pajetë një grua, dyshohet se u vetëvra

69

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Hambar, ku një 66-vjeçare është gjetur e mbytur në ujë.

Sipas policisë R. H., 66 vjeçe, banuese në fshatin Tojkan, Fier, dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur dhe është mbytur në një kanal vaditës.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.