Dy vajzat nga Tirana të cilët u zhdukën më 1 janar janë gjetur mesditën e sotme në Përmet.
Ato i bënë me dije efektivëve se e kanë lënë shtëpinë me dëshirë, pasi familjet e tyre nuk silleshin mirë me to.
Njëra nga vajzat vjen nga një situatë delikate familjare, pasi prindërit e saj janë të divorcuar.
Gjendja e adoleshenteve paraqitet e mirë teksa pritet që ato të mbërrinë në Tiranë për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen.