Gjenden të shkrumbuar dy persona në Dropull

32

Policia e Gjirokastrës ka konfirmuar ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Dropull.

Viktimat janë Fotini Panajoti, 73 vjeçe dhe Irakli Panajoti, 84 vjeç.

Policia njofton se rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Panajoti.

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, të cilët ndodheshin në banesë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.