Ballina BOTA Gjenden pjesët e avionit të rrëzuar në Indonezi, ende asnjë i mbijetuar

Gjenden pjesët e avionit të rrëzuar në Indonezi, ende asnjë i mbijetuar

Zyrtarët indonezianë besojnë se kanë gjetur një pjesë të avionit Boeing 737 të linjës Lion Air, që u rrëzua të hënën me 198 persona në bord.

Avioni u rrëzua në det menjeherë pas largimit nga kryeqyteti indonezian Xhakarta, gjatë ditës së hënë. Gjatë fluturimit të planifikuar nga Xhakarta në Pangkal Pinang, qyteti kryesor i Ishujve Belkau në Bangka, avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit në tokë pas ngritjes.

Nuk dihet ende asnjë shkak që çoi në rrëzimin e avionit vetem 13 minuta pasi u nis në fluturim edhe pse BBC raportoi se ai kishte pasur probleme teknike gjatë fluturimit nga Bali në Xhakarta një ditë më parë.

Dhjetëra zhytës janë në kërkim të rrënojave të avionit dhe trupave të njerëzve, së bashku me anije dhe helikopterë, në ujërat e detit Java rreth 30-40m thellësi, ku pjesë të trupit të aeroplanit, copëza dhe sende personale tashmë janë mbledhur nga uji dhe trupa të njerëzve po dërgohen në Xhakarta për identifikim, poe nuk është gjëndur ende asnjë i mbijetuar.

Rezultatet e kërkimit të fundit pritet të shpallen së shpejti.