Ballina Aktualitet Gjekmarkaj komenton sjelljen e Rudina Hajdarit: E kam mbështetur, por kur PD...

Gjekmarkaj komenton sjelljen e Rudina Hajdarit: E kam mbështetur, por kur PD lufton për jetë a vdekje…

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka quajtur si jo etik dhe jo të përshtatshëm qëndrimin e deputetes së PD-së, Rudina Hajdari.

I ftuar në një emision televiziv, Gjekmarkaj ka thënë se ai ka qenë ndër mbështetësit e Rudina Hajdarit për faktin se ajo është vajza e Azem Hajdarit.

Madje ka lavdëruar veprimin e Bashës që e futi në listën e kandidatëve, edhe pse nuk e njhte atë personalisht. Por analisti ka shtuar më tej se Rudina Hajdari ishte e gatshme të jepte dorëheqjen për protestën e studentëve, ndërkohë që sipas tij tani që partia e themeluar nga i ati i saj po lufton për “jetë  a vdekjen e demokracisë”, ajo qëndron në Parlament.

“Unë kam qenë një nga njerëzit që e kam mbështetur Rudina Hajdarin më një shkrim të veçantë,  e kam ndarë nga lista e Lulzim Bashës. Nuk e njihja, por duke qenë se është e bija e Azem Hajdarit  mendoja që Lulzim Basha në atë listë që e kam quajtur banale në shumicën e saj kishte bërë gjënë më të mirë që kishte futur vajzën e Azem Hajdarit.

Por nuk e kuptoj sjelljen e saj, kur ajo para dy muajsh tha se do jepte dorëheqje dhe do largohej për t’iu bashkuar studentëve, kur tani partia e saj, partia që  e ka themeluar i ati lufton, po përdor një metaforë, pra po lufton për jetë a vdekje për demokracinë. Për jetën ose vdekjen e demokracisë, jo të njerëzve, ajo rri në Parlament. Nga pikëpamja etike më duhet gjest jo i përshtatshëm. Basha e ka lënë pezull, por dhe për arsye të mbiemrit që ka, pra mbiemrin Hajdari”, ka thënë Gjekmarkaj.