Gjashtë të arrestuar në Tiranë në pak orë, ja për çfarë akuzohen

17
Foto ilustruese

Gjashtë persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale,  janë arrestuar sot në Tiranë. Policia bën me dije se pranga ka rënë një 30 vjeçar, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, në banesë, pas një konflikti, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Po ashtu, është arrestuar edhe personi me inicialet A.Sh., 43 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasen S.K., pasi në rrugën “Qemal Stafa”, tek sheshi “Shtraus”, në lokalin në pronësi të shtetases S.K., të cilin e kishte marrë me qera shtetasi A.Sh, u konstatuan 2 monitorë kompjuteri së bashku me 2 tastiera, 1 maus dhe 2 paisje “Android”, të dyshuara të përdorura për ushtrim të lojrave të paligjshme të lojrave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit, M.M, 33 vjeç, pasi në rrugën “Spiro Çipi”, ka vjedhur banesën e shtetasit I.K, ku ka marrë disa sende shtepiake.

Ndërkohë, A.M., 45 vjeç, M.Ll., 38 vjeç, dhe G.D., 40 vjeç, u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.