Ballina Shëndetësi Gjashtë arsye pse plakemi më shpejt në dimër

Gjashtë arsye pse plakemi më shpejt në dimër

Moti i ftohtë mund të bëjë që shumë gjëra të duken keq e ndoshta shpesh herë na krijohet përshtypja e “plakjes”. Por sipas studimeve ka vërtet arsye që ndikojnë në këtë fenomen gjatë stinës së dimrit.

Mungesa e rrezeve të diellit: Një studim zbuloi se rrathët e syve ishin më të dukshëm dhe më të errët gjatë muajve të ftohtë. Mungesa e vitaminave D dhe K ka një efekt të konsiderueshëm negativ në shfaqjen e rrathëve të zinj dhe të fryrë posht syve, të cilët janë më të dukshëm për shkak të zbehjes së lëkurës. Një ekspert tha për Telegraph se mungesa e vitaminës D dhe K shkakton plakje me 4.7 vite.
Një gjendje ankthi/stresi: Festat e fundvitit rrisin gjithnjë e më shumë nivelet e stresit. Hormonet e stresit ndikojnë keq tek lëkura. Dermatologët dhe psikologët theksojnë që të realizohen më shumë aktivitete argëtuese dhe mos vishni gjatë gjithë kohës rroba të zeza, gri, blu, por përdorni edhe ngjyra më të hapura, më “gazmore”.

Ndiheni të lodhur në përgjithësi: Mungesa e rrezeve të diellit përveç vitaminës D sjell edhe mungesën e serotoninës – hormoni i lumturisë. Prandaj hani fruta, perime, ushqehuni shëndetshëm dhe flini mjaftueshëm gjumë. Sigurohuni të jeni po aq të lumtur sa në korrik!

Dushi me ujë të nxehtë: uji i nxehtë than lëkurën dhe i heq asaj vajrat natyralë. Prandaj mos qëndroni më shumë se 20-30 minuta në kontakt me ujin e nxehtë dhe përdorni një krem ushqyes dhe hidratues pas banjës.

Krem me SPF: Zakonisht pjesa më e madhe përdorin krem me SPF vetëm gjatë verës, megjithëse dermatologët theksojnë se SPF duhet vendosur edhe gjatë dimrit.

Aktiviteti fizik: Kush ka qejf të shkojë në palestër në dimër? Askush. Por, mungesa e aktivitetit fizik ndikon dukshëm tek humori dhe pesha.