Ballina Aktualitet Gazetari shqiptar: Nëse drejtësia arreston binomin Meta-Berisha, unë do ndërtoj për ta...

Gazetari shqiptar: Nëse drejtësia arreston binomin Meta-Berisha, unë do ndërtoj për ta një burg të ri

Gazetari shqiptar Partizan Cene ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë, duke premtuar se do të ndërtojë një burg të ri në Shqipëri.

Por, diçka e tillë do realizohet nga ai, vetëm nëse drejtësia shqiptare do fusë në burg binomin Meta – Berisha.

“Unë jo vetëm që do të mbledh paratë dhe do të investoj edhe vetë.. por mbi të gjitha do të jap kontributin tim duke e ndërtuar edhe me duart e mia një burg për ta”, ka thënë Cene në një postim në Facebook.

Deklarata e plotë

Deklaroj se nëqoftëse drejtësia e re arriti të fus në burg binomin Meta – Berisha unë do të ndërtoj për ta falas një burg të ri aty ku shteti të japë lejen për këtë gjë.
Dhe kujdes nuk janë fjalë ne erë, por është deklaratë botërishte.

Unë jo vetëm që do të mbledh paratë dhe do të investoj edhe vetë.. por mbi të gjitha do të jap kontributin tim duke e ndërtuar edhe me duart e mia një burg për ta. Kush dëshiron që ti bashkohet nismës sime ka mirësine të shkruhet duke komentuar këtu.

Vec jo premtime kot se edhe 1 euro po premtuat do ta paguani. Jeni miqtë e mi të mirë dhe une ju dua të gjithëve .. edhe ata që e mendojnë ndryshe nga mua.