Ballina Aktualitet Gazetari i ‘Bild’ pyet Ramën: Përse po më padisni, për përgjimet reale?!!

Gazetari i ‘Bild’ pyet Ramën: Përse po më padisni, për përgjimet reale?!!

Menjëherë pas publikimit të lajmit se kryeministri Rama e ka hedhur në gjyq, ka reaguar edhe gazetari i ‘Bild’, Pieter Tiede.

Pa bërë shumë komente, Tiede pyet Ramën: Pse më akuzoni mua? Për publikimin e përgjimeve reale?

Më herët Rama në tëiter shkruante se:

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.”

Gjithsesi Tiede bën mirë që e shtron pyetjen edhe pse duhet ta ketë marrë informacionin që me Ramën e ka fitoren të sigurtë, pasi njihet për dështimet e tij në gjyqet me ndërkombëtarët, duke kujtuar këtu edhe gjyqin e fundit 130 milion euro të humbur me Becchetin.