Ballina Aktualitet Gaz lotsjellës e kaos te Parlamenti, PD tërheq protestuesit

Gaz lotsjellës e kaos te Parlamenti, PD tërheq protestuesit

Pak minuta pasi policia hodhi gaz lotsjellës e ujë me presion për të larguar protestuesit nga parlamenti dhe pas thirrjes së Presidentit të Republikës Ilir Meta, PD ka tërhequr protestuesit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka shkuar pranë protestuesve duke iu bërë me shenja e duke iu kërkuar të tërhiqen nga parlamenti.

Gazetarët raportuan ‘live’ se prania e gazit lotsjellës është e madhe në zonë. Por me gjithë thirrjet e Bardhit dhe gazin lotsjellës, protestuesit vijojnë të qëndrojnë tek parlamenti.