Ballina BOTA Gareth Bejl rrëfen jetën e futbollistëve: Ne jemi thjesht robotë!

Gareth Bejl rrëfen jetën e futbollistëve: Ne jemi thjesht robotë!

Gareth Bejl nuk përdor gjuhë të mesme në një intervistë dhënë për “BT Sports Film”. Situata e tij te Reali i Madridit është kthyer në një tension të vërtetë, me trajnerin Zinedin Zidan, që nuk e preferon më uellsianin në ekip duke i treguar derën. Nga ana e tij, Bejl ka treguar se ka ndërmend të respektojë kontratën.

“Lojtarët janë robotë. Një profesionist futbolli nuk e është e mundur të caktojë kalendarin e tij apo ndeshjet siç ndodh në sporte të tjera sikundër tenisi apo golfi. Na thonë se ku duhet të shkojmë dhe kur duhet të shkojmë, çfarë duhet të hamë dhe sesi duhet ta kalojmë kohën me trajnerin. Është njëjtë sikur të humbasësh jetën tënde në këtë botë”.