Ballina Kronikë Gardisti plagos me armën e shërbimit një 22-vjeçar

Gardisti plagos me armën e shërbimit një 22-vjeçar

Një gardist u arrestua në Tiranë pasi me armën e shërbimit plagosi një person.

Në pranga ka rënë 22-vjeçari Florjan Hysa me detyrë trupë shoqërimi pranë Gardës së Republikës, sepse mbremjen e djeshme në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve” Tiranë, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me armë zjarri të shërbimit, pistoletë tip “Bereta”, 22 vjecarin Lorenc Doçi, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.