Gardh 40 km në kufirin me Turqinë, Greqia i mbyll dyert afganëve

98

Greqia ka instaluar një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km në kufirin e saj me Turqinë për parandalimin e emigrantëve nga Afganistani.

“Ne nuk mund të presim”, u tha qytetarëve, Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë, Michalis Chrisochoidis në një vizitë në rajonin e Evros.

“Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm”, shtoi ai.

Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve në vitin 2015 kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë mbrapsht çdo afgan që mbërrin ilegalisht nëpër vend.