Ballina Aktualitet Gara për SPAK, kandidojnë dy prokurorë të tjerë

Gara për SPAK, kandidojnë dy prokurorë të tjerë

Një ditë para përfundimit të afatit, dy prokurorë te tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së Prokurorisë së Posacme.

Prokurorët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK janë Prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Osmani.

Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt  pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë.

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 16 prokurorë për 15 vende. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

16 prokurorët kandidatë për në SPAK:

Arben Kraja
Anton Martini
Besnik Muçi
Behar Dibra
Besim Hajdarmataj
Dritan Prençi
Dolorez Musabelliu
Eneid Nakuçi
Edvin Kondili
Eugen Beci
Klodian Braho
Shkëlzen Cena
Vladimir Mara
Fatmir Hoxhaj
Altin Dumani
Enkeleda Osmani