Ballina Politikë Gara për kreun e KLSH, presidenti Meta propozon Vitore Tushën

Gara për kreun e KLSH, presidenti Meta propozon Vitore Tushën

Në njoftimin zyrtar të Institucionit të Presidentit të Republikës është mësuar emri i kandidates së propozuar nga presidenti Ilir Meta për kreun e ri të Kontrollit të Lartë Shtetit. Presidenti i Republikës ka propozuar Vitore Tushën, aktualisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv përzgjedhës, presidenti Meta ka arritur në konkluzionin se Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, duke qenë kështu kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të saj.

Për pozicionin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ishin edhe 34 emra të tjerë në garë, mes tyre edhe figura të politikës dhe botës akademike.