Ballina Showbiz Game of Thrones, pritet të publikohet sezoni i fundit i serialit

Game of Thrones, pritet të publikohet sezoni i fundit i serialit

‘Game of Thrones’ ëshë një ndër serialet më të suksesshme. Nga fansat pritet që të publikohet sezoni i 8 dhe i fundit i serialit.

HBO, televizioni që shfaq këtë serial ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit e Game of Thrones, pas spekulimeve të shumta se sezoni i tetë i tij mund të shtyhej edhe më shumë.

HBO lajmëron se sezoni i tetë i ‘Game of Thrones’ do të fillojë të shfaqet në muajin prill të vitit 2019. Ky sezon do të ketë më pak episode dhe një episod mund të zgjasë më shumë se një orë.