Ballina Kuriozitete Galaxy F, Samsung sjell telefonin që paloset

Galaxy F, Samsung sjell telefonin që paloset

Kompania koreano-jugore Samsung ka prezantuar telefonin e palosshëm, që në fakt ka më tepër formën e një tableti, i cili paloset dhe futet në xhep. Mediat koreane kanë raportuar se telefoni i ri do të dalë në treg që në mars të vitit të ardhshëm.

Telefoni do të quhet Galaxy F dhe çmimi i tij parashikohet të jetë 1770 dollarë.

Ideja e një telefoni që paloset është që të kesh një tabletë që mund ta palosësh e ta futësh në xhep. Se sa do të pëlqehet nga blerësit, e sidomos me atë çmim, mbetet për t’u parë në të ardhmen.