Ballina Aktualitet Gafa e Edi Ramës në publik, a do të procedohet kryeministri?

Gafa e Edi Ramës në publik, a do të procedohet kryeministri?

Xhupi i Liverpul duket të jetë i preferuari i Edi Ramës kohët e fundit.

Ajo që nuk ka kaluar pa u komentuar në xhupin ‘new entry’ të tij është reklama e kompanisë së basteve on line, “BetVictor” e stampuar në xhup, postë logos së ekipit të futbollit.

Njeriu që e bëri qëllim në vetvete zhdukjen e lojrave të fatit, ka shkelur ligjin që ndalon rreptësisht reklamimin e kompanive të basteve në Shqipëri.

Në takimin me banorë të Lushnjes Rama kishte veshur xhupin e Liverpulit, ekipit anglez të futbollit, sponsor i të cilit është edhe kompania e basteve “BETVICTOR”. Logoja e kësaj kompanie bastesh, ligjore në Angli, është në çdo fanellë të skuandrës ishullore prej shumë kohësh. Por ligji i miratuar nga mazhoranca e drejtuar nga Rama nuk lejon askënd të reklamojë çdo mundësi lojrash fati.

Me një kërkim të thjeshtë në motorrin e kërkimit në internet, “Google”, shfaqen mundësitë për të vënë baste, gjë e cila në Shqipëri është e ndaluar me ligjin e iniciuar dhe mbështetur fuqimisht nga kryeministri Rama.

Pak kohë më parë, në ndeshjen e Supërligës Partizani – Kastroti, ekipi krutan në bluza kishte logon e një kompanie bastesh. Ditë më pas, organet kompetente, bazuar në ligj proceduan administratorin e Kastriotit, për reklamim të kompanisë së basteve.