Gabon, piratët sulmojnë katër anije, vritet një kapiten dhe rrëmbehen disa marinarë

0
7

Katër anije janë sulmuar nga piratët, duke vrarë një kapiten dhe rrëmbyer katër marinarë kinezë. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, në Gabon të Afrikës.

Ky rajon, në Gjirin e Guinesë në Afrikë, është bërë qendra e re e piraterisë në të gjithë botën. Qeveria e Gabonit, me anë të një njoftimi, ka bërë të ditur se forcat e sigurisë janë në kërkim të autorëve, në bashkëpunim edhe me autoritetet e vendeve të tjera.

Dy nga anijet ishin mjete detare peshkimi në pronësi të një kompanie me bazë në Singapor, e treta i takonte kompanisë lokale të transportit Satram dhe anija e katërt ishte një anija me kontejnerë, që lundronte me flamurin e Panamasë.