Ballina Kuriozitete Gabimet që nuk duhet të bëjmë në zgjedhjen e parfumit

Gabimet që nuk duhet të bëjmë në zgjedhjen e parfumit

Aroma është një takim midis emocioneve tona, lëkurës dhe njerëzve rreth nesh. Për ta shijuar sa më shumë ndryshimin e sezonit, përdorni aroma marramendëse, nga ato me lule, shijet e frutave apo orientale. Slogani është një: zgjedhje fine dhe elegante. Ndër të gjitha aromat, cilat janë tendencat kryesore këtë vit?

Aromat orientale janë një ndër preferencat kryesore. Shafrani dhe temjani janë dy esenca që nuk dalin kurrë nga moda.

Si ta ruani parfumin sa më gjatë?

Qe parfumi juaj te zgjase me shume, mbrojeni ate nga dielli dhe drita, dy armiqte me te medhenj. Pasi hapet, parfumi keshillohet te perdoret gjate vitit.

A mund të jetë alergjik ndaj aromave të caktuara?

Reagimi alergjik eshte i paparashikueshem. Kjo varet nga secili prej nesh. Pra, nuk ka parfume me shume ose me pak alergjik se te tjeret.

Unë nuk e ndiej aromën e parfumit tim. Është normale kjo?

Kjo eshte normale ne qofte se ju e perdorni ate prej nje kohe relativisht te gjate. Kjo do te sjelle mos nuhatje te aromes nga ana juaj, por jo nga personat e tjere. Pra, s’eshte nevoja te hidhni sa me shume parfum. Per te eliminuar kete problem mund te nderroni arome. Per te perforcuar edhe me shume aromen e parfumit tuaj perdorni produkte ekstra me te njejten arome si p.sh: krem trupi, qumesht, xhel dushi, deodorant.

Ekzistojnë parfume të veçanta për biondet apo brunet?

Aroma transformohet ne funksion te lekures dhe ne vecanti te pehashit te lekures. Kjo eshte arsyeja pse nuk ka parfume specifike per biondet, kuqalashet apo brunet. Pra, eshte lekura juaj qe aromatizon parfumin dhe jo e kunderta! Personaliteti juaj luan rol ne pjesen tjeter.

Fragrancat kategorizohen në bazë të “notave”, të cilat konsiderohen të freskëta, florale, orientale, druri (ose Chypre) sipas familjes ku bëjnë pjesë.

Parfum i freskët

Zakonisht përfshin nota të gjelbra, si bar i sapo kositur, aroma e pranverës, agrume të lehta. Në qoftë se je tip social kjo familje do të përshtatej më së miri.

Florale

Përfshin nota të jaseminit, gardenias, lules së portokallit, trëndafilit, zambakut të luginës ose mygetit, tuberosës, etj. Në bazë të kombinimit, këto mund të jenë të ëmbla ose pudroze.

Orientale

Me bazë vanilje, amber, janë vërtet të forta, por njëkohësisht tepër sensuale dhe të përshtatshme për darkë ose raste romantike.

Druri (ose Chypre)

Janë me përbërje të drurit të sandalit, kedrës, patchul, vetiver dhe pishë. Kanë prirje më mashkullore.