Ballina Aktualitet Tiranë, makina të shtrenjta pa zhdoganuar, arrestohen katër policë, pezullohen gjashtë të...

Tiranë, makina të shtrenjta pa zhdoganuar, arrestohen katër policë, pezullohen gjashtë të tjerë

????????????????????????????????????

Prokuroria e Tiranës pas sinjalizimit nga autoritetet franceze në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave dhe SHÇBA-në ka zbuluar një rast të kontrabandës së automjeteve ku ishin të përfshirë edhe 10 punonjës policie nga të cilët 4 u arrestuan dhe 6 të tjerë janë pezulluar. Koka e trafikut sipas prokurores së cështjes, Mirela Cano ishte Arben Grabovari, i cili është arrestuar në muajin prill. Pas arrestimit të tij në pikën e Qafë Botës ku tentoi të hynte duke përdorur një pasaportë greke u zbulua e gjithë skema.

Por si funksiononte skema? Prokurorja sqaroi se koka e kontrabandës ishte Arben Grabovari i cili sipas saj  ka futur në Shqipëri 54 makina (relativisht të shtrenjta) gjatë gjithë herëve që është futur në Shqipëri në rrugë tokësore. Nga këto makina vetëm pesë janë zhdoganuar, ndërsa të tjerat jo duke u hedhur në qarkullim. Disa prej tyre dyshohet se janë përdorur edhe në ngjarje kriminale, ndërsa dëmi që i është shkaktuar shtetit nga kontrabanda është 54 mln lekë.

Roli i policëve të arrestuar dhe të pezulluarve
Sipas prokurores katër efektivët e arrestuar dje në Qafë Botë, por edhe gjashtë të tjerët që janë pezulluar në Kapshticë janë përfshirë në skemën e kontrabandës. Punonjësit e policisë kufitare sipas prokurores në 19 raste nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të paidentifkueshme duke u shënuar vetëm autoveturë.

Katër punonjësit e arrestuar për shpërdorim detyre
– Inspektor Thanas Gjika me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
– Inspektor Nazif Lama me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
– Inspektor Klemend Çani me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
– Inspektor Shpetim Gaziaj me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë.

Gjashtë punonjësit e pezulluar nga detyra
– Inspektor A.P., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë-Botë, Sarandë;
– Inspektor A.H., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
– Inspektore E.Sh., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë;
– Inspektore E.D., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë;
– Inspektore F.M., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë;
– Inspektore J.K., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se punonjësit e policisë janë përfshirë në skemën kriminale. “Kanë dalë në pah subjektet kriminale që në formë kontrabande sjellin mjete të ndryshme pa respektuar rregullat. Pjesë e kësaj veprimtarie  janë edhe punonjësit e policisë duke shpërdoruar detyrën, pasi nuk kanë reaguar duke u bërë pjesë e veprimtarisë kriminale. Informacioni ka ardhur në kohë reale nga drejtoria e doganave dhe autoritetet franceze” tha ajo.

Ndërsa prokurorja e cështjes Mirela Cano gjatë gjatë fjalës së saj tregoi skemën si u futën makinat dhe si funksiononte rrjeti. “Dua të sqaroj që prokuroria e Tiranës duke marrë shkas nga autoritetet franceze dhe doganore shqiptare regjistroi procedimin për kontrabandë në ngarkim të Arben Grabovarit. Në Prill të 2019 ky person duke hyrë në Qafë Botë ka përdor një pasaportë si shtetas grek, po hetohet në arrest me burg. Gjatë hetimit rezultoi se nga 2017-2019 në prill ka hyrë 53 herë me mjete tokësore me makina të ndryshme me lejim të përkohshëm me shmangie të detyrimeve 4.5 mln lekë, pasi ka futur 54 makina. Nga mjetet ka zhdoganuar vetëm 5 prej tyre.

Makinat nuk janë zhdoganuar dhe janë hedhur në qarkullim duke krijuar mundësi për ti përdorur edhe për qëllime të tjera. Në 19 raste policët kufitarë nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të paidentifkueshme duke u shënuar vetëm autoveturë. Po hetohet për identifikimin pasi makinat mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Arben Grabovari ka kryer zhdoganimet në pika të ndryshme, Kapshticë, Qafë Botë dhe Tre Urat. Policët kufitarë e kanë lejuar të kalojë pa kryer procedurën përkatëse. Po hetohet për shpërdorim detyrë 10 punonjës policie, 4 janë në burg nga Qafë Bota, ndërsa 6 të tjerë janë pezulluar nga Kapshtica dhe Tre Urat. Ka edhe punonjës të tjerë të përfshirë që po hetohen” tha ajo.