Futbollisti shqiptar hero në Finlandë, shpëton një 10 vjeçar nga mbytja

49

Mehmet Hetamaj, futbollisti kosovar i cili luan me ekipin Seinajoki ka kryer një gjest heroik. Ai ka arritur të shpëtojë një fëmijë 10 vjeçar nga mbytja në Finlandë. E para që ka rendur për të shpëtuar fëmijën ishte nëna e futbollistit, e pas saj ka reaguar edhe Hetamaj.

Mesfushori ka lëshuar një deklaratë fill pas shpëtimit të 10 vjeçarit duke thënë se:

“Ishte një ditë e bukur sot, kështu që nëna ime dhe unë kishim ardhur për të marrë rreze. Ne ishim rreth dhjetë metra larg ujit. Unë thjesht e tërhoqa atë mbi ujë me duart e mia dhe notova për pak metra derisa arrita të prek fundin me këmbët e mia.

Teknika ime s’ishte e duhura, kështu që s’do të ishte keq të mësoja teknikën e duhur për ta shpëtuar dike”, u shpreh futbollisti kosovar.

Nëna e të miturit finlandez e ka falenderuar futbollistin i cili shpëtoi jetën e djalit të saj!