Ballina SPORT Futbollisti kolumbian James Rodriguez mendon rikthimin te Reali Madridit

Futbollisti kolumbian James Rodriguez mendon rikthimin te Reali Madridit

Futbollisti kolumbian, James Rodriguez nuk është i kënaqur në Munih dhe nuk ka arritur të përshtatet në sistemin e lojës së trajnerit Niko Kovaç. Duke marrë parasysh situatën e krijuar te klubi bavarez dhe problemet e tij të fundit me lëndime, lojtari dëshiron të kthehet në Santiago Bernabeu mirëpo kjo do të varet nga vendimi i Bayern Munichut për shfrytëzimin apo jo të opsionit për blerjen e tij.

Për të kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera, duke përfshirë Manchester Unitedin, Milanin, Juventusin dhe Barcelonën.

Megjithatë, dëshira e tij kryesore është që të luajë sërish për Real Madridin, klub i cili e ka në pronësi.

Në vitin 2017, Bayerni i pagoi 13 milionë euro Realit për ta huazuar mesfushorin për dy vite dhe e ka mundësinë që ta blejë për 42 milionë euro të tjera në fund të këtij sezoni kështu që shuma totale do të shkonte në 55 milionë euro.