Ballina SPORT Futbollisti brazilian Ronaldinho Gaucho probleme me ligjin

Futbollisti brazilian Ronaldinho Gaucho probleme me ligjin

Brazilianit Ronaldinho i janë sekuestruar nga Prokuroria 3 automjete në pronësi të familjes së tij dhe pasaporta.

Sipas “Globo Esporte”, ish-futbollistit të Milanit i janë konfiskuar dy BMW dhe një Mercedes-Benz, për të marrë garanci që ai të paguajë një gjobë që nuk e ka paguar kurrë deri më sot.

Ronaldinho në vitin 2015, së bashku me të vëllain Roberto de Assis, janë gjobitur me 2 milion euro për dëme ambientale të shkaktuara gjatë ndërtimit të një platforme peshkimi në një zonë të ndaluar.

Gjithsesi, Ronaldinho nuk e ka paguar gjobën, kështu që gjykata vendosi që t’i sekuestrojë edhe pasaportën.