Ballina SPORT Futboll, zikaltërit pezullojnë mesfushorin Nainggolan

Futboll, zikaltërit pezullojnë mesfushorin Nainggolan

Telashet për Interin vijojnë sërish. Pas eliminimit nga Champions League dhe barazimi 1-1 ndaj Chievos, drejtuesit zikaltër kanë nisur të marrin masa ndëshkimore.

Shembull për këtë është bërë mesfushori belg, Radja Nainggolan. “Ninja” është paraqitur me vonesë në stërvitjen e sotme, duke bërë që drejtuesit e milanezëve të marrin masa.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Radja Nainggolan është pezulluar përkohësisht nga aktiviteti i futbollit për arsye disiplinore,” – thuhet në një deklaratë të lëshuar për mediat nga klubi zikaltër.

Një deklaratë e fortë nga Interi, sepse do të thotë se ai do të lihet jashtë skuadrës për përballjen me Napolin. Kjo nuk është hera e parë që belgu bëhet protagonist negativ te një skuadër, pas një fat të tillë e pësoi dhe te Roma, ku qëndroi për disa ndeshje jashtë listët së të grumbulluarve te verdhekuqtë.

Nainggolan shënoi tre gola në 15 ndeshje për zikaltërit që prej transferimit të tij nga Roma për shifrën e 38 milion eurove.