Ballina SPORT Futboll, Zidane këmbëngul për Pogba, Bale dhe Rodriguez ende nuk janë larguar

Futboll, Zidane këmbëngul për Pogba, Bale dhe Rodriguez ende nuk janë larguar

Tekniku madrilen Zinedine Zidane, teksa është duke zhvilluar fazën përgatitore në Houston të Shteteve të Bashkuara, ka lënë të nënkuptohet se ai ende dëshiron të ketë në ekip talentin francez Paul Pogba, i cili ende nuk ka gjetur konsensusin e nevojshëm për t’u larguar nga Manchester United.

“I përgjigjem gjithnjë të njëjtave pyetje, më duket vetja budalla, – ka thënë Zidane para mediave. – Klubi e di shumë mirë se çfarë kërkojmë, por ka ende kohë.”

Ndërkohë, dy emrat e njohur që janë nxjerrë në treg, Gareth Bale dhe James Rodriguez, ende nuk kanë gjetur alternativat e duhura. Në këto kushte, Zidane duket se është i detyruar t’i përfshijë ata në planet e veta për të ardhmen.

“James është një lojtar i Real Madrid, të shohim se çfarë do të ndodhë, – ka theksuar tekniku madrilen. – Për momentin është akoma me pushime, nuk e di çfarë të them tjetër. Bale nuk është një problem. Nuk do të them kurrë për një lojtar që është problem. Mund të ndodhë çdo gjë, por për momentin është nën kontratë, nuk ka ndryshuar asgjë.”