Ballina SPORT Futboll, ylli i Manchester City shpallet “Lojtari i Muajit”

Futboll, ylli i Manchester City shpallet “Lojtari i Muajit”

Raheem Sterling i klubit të futbollit, Manchester City është emëruar Lojtari i muajit nëntor i Premier League.

Lojtari i përfaqësueses angleze ka ndihmuar City-n t’i fitojë të tre ndeshjet e nëntorit ndaj Southampton, Manchester United dhe West Ham.

Sterling ka shënuar tre gola në këto ndeshje, duke përgatitur tre të tjerë.

24-vjeçari ka shënuar tetë gola gjithsej në kampionatin anglez, teksa ka edhe shtatë asiste, në 13 paraqitje.

Sulmuesi i City-t ka qenë viktimë e abuzimit racial fundjavën e kaluar në Stamford Bridge ndaj Chelsea-t.

Muajin e kaluar ai firmosi një rinovim kontrate që do ta mbajë në Etihad deri më 2023.