Ballina SLIDER 1 Futboll, UEFA vendos, ndeshja e Superkupës do të gjykohet nga tre gjyqtare...

Futboll, UEFA vendos, ndeshja e Superkupës do të gjykohet nga tre gjyqtare femra

Për herë të parë në historinë e futbollit, një finale kupe për meshkuj do të drejtohet nga gjyqtare femra, dhe është pikërisht treshja e gjyqtareve që drejtuan edhe finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit për Femra.

Ato do të gjykojnë ndeshjen e Superkupës së UEFA, atë mes Liverpool dhe Chelsea.

Gjyqtarja kryesore është Stephanie Frappart, e cila është konsideruar dhe arbitrja më e mirë femër në botë. planet. Ajo fillimisht e nisi karrierën si fubolliste, por, me kalimin e kohës, i pëlqeu më shumë gjykimi dhe mësimi i rregullores. Për të dhe gjithë ekipin e arbitreve është arritja më e madhe e tyre deri më tani.

Finalja e Superkupës do të luhet mbrëmjen e sotme, në orën 21:00.