Ballina SPORT Futboll, UEFA ndëshkon Bullgarinë dhe Rumaninë për racizmin e tifozëve

Futboll, UEFA ndëshkon Bullgarinë dhe Rumaninë për racizmin e tifozëve

Bullgaria do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Çekinë, ndeshje këto të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit, për shkak të racizimit.

Bashkimi i Federatave Evropiane të Futbollit njoftoi vendimin e marrë, duke thënë se tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste gjatë ndeshjeve me Çekinë dhe me Kosovën, muajin e kaluar.

Rumania po ashtu u urdhërua të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj për një ndeshje të moshave U-21, pasi UEFA konstatoi se tifozët e saj kanë bërë sjellje raciste gjatë një ndeshje muajin e kaluar.

Një tjetër rast ankese për racizëm kundër Letonisë u hodh poshtë.