Ballina SPORT Futboll, UEFA ndëshkon Bayern

Futboll, UEFA ndëshkon Bayern

Liverpool është një prej sfidave më emocionuese të këtij turi të Ligës së Kampioneve, por gjërat nuk janë dhe aq pozitive në prag të 180 minutave ndaj kryesuesve të kampionatit anglez.

UEFA ka rrëzuar ankimimin e Bayernit në lidhje me Tomas Mylerin, që do t’i humbasë të dyja sfidat ndaj Liverpool për shkak të një skualifikimi.

Lojtari gjerman u pezullua me dy takime pas goditjes me shkelm në kokën e Taljafikos në ndeshjen e fundit në grup ndaj Ajaksit. Bayerni kishte ankimuar vendimin e skualifikimit prej dy ndeshjesh, por UEFA ka vendosur të mos e pranojë këtë ankimim.