Ballina SPORT Futboll, UEFA Champions League, nesër hidhet shorti i çerekfinaleve

Futboll, UEFA Champions League, nesër hidhet shorti i çerekfinaleve

Me përfundimin edhe të ndeshjeve të fundit të UEFA Champions League, tashmë janë mësuar tetë ekipet çerekfinaliste. Për herë të parë pas 10 viteve, katër skuadra angleze janë kualifikuar në çerekfinale të UEFA Champions League.

Ekipet çerekfinaliste janë Ajax (Holandë), Barcelona (Spanjë), Juventus (Itali), Liverpool (Angli), Manchester City (Angli), Manchester United (Angli), Porto (Portugali) dhe Tottenham (Angli).

Të premten, më 15 mars, në orën 12:00, vëmendja e futbollit do të jetë spostuar e gjitha te goglat, kur tetë skuadrat çerekfinaliste do të mësojnë kundërshtarët e tyre të ardhshëm. Shorti do të jetë i lirë, pra, çdo skuadër mund të përballet me njëra-tjetrën.