Ballina LAJME Futboll, UEFA Champions League, natë magjike për Liverpool

Futboll, UEFA Champions League, natë magjike për Liverpool

Jurgen Klopp, trajneri i klubit anglez Liverpool FC, ka deklaruar pas fitores magjike ndaj spanjollëve të FC Barcelona, se asnjëherë në jetën e tij nuk ka përjetuar një ndeshje të tillë.

“Ajo që ndodhi sonte është një përzierje e një skuadre fantastike dhe një atmosfere sensacionale, – tha Klopp pas fitores 4 – 0, e cila i kualifikoi anglezët për në finalen e UEFA Champions League. – Do ishte e shkëlqyeshme nëse do e shpjegonim dot. E tërë performanca, në fakt e tërë ndeshja, ishte spektakolare. Para ndeshjes u thashë lojtarëve se ishte e pamundur, por ishin ata, dhe kishin një shans. Kam shikuar kaq shumë ndeshje në jetën time, por s’mbaj mend një ndeshje të tillë, të fitosh me ekipin më të mirë në botë është e vështirë.