Ballina SPORT Futboll, u arrestua në gjendje të dehur, Alban Hoxha rikthehet në fushë

Futboll, u arrestua në gjendje të dehur, Alban Hoxha rikthehet në fushë

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha pasi la ambientet e paraburgimit, i është kthyer stërvitjes me ekipin e tij, përpara ndeshjes me Tiranën.

31-vjeçari u la i lirë vetëm dje nga Gjykata e Tiranës, e cila vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për të. Por si duket Hoxha pas telasheve me drejtësinë i është rikthyer normalisht fushës së blertë.

Kujtojmë që ai ra në pranga në fundjavë teksa u kap duke drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij në rrugën “George W Bush”.

Në testin e alkoolit Alban Hoxha rezultonte në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.